Skuadra spanjolle shton presionin për transferimin e Marc Cucurellas NULL NULL 13.06.2026 09:10 13.06.2026 09:10 Atletico Madridi po intensifikon përpjekjet për transferimin e mbrojtësit të majtë spanjoll, Marc Cucurella. Sipas raportimeve nga Anglia, trajneri Diego Simeone e sheh 27-vjeçarin si prioritet për forcimin e krahut të majtë. Cucurella raportohet se dëshiron largimin nga Chelsea pas mungesës së klubit londinez në Ligën e Kampionëve, ndërsa Atlerico është gati të nisë negociatat. Chelsea kërkon rreth 50 milionë euro për kartonin e tij dhe nëse transferimi realizohet, londinezët pritet të kërkojnë zëvendësuesin e spanjollit, me Alejandro Grimaldon që përmendet si objektivi kryesor./Klankosova.tv