“Ka momente dekurajimi”, Berat Miftari rrëfen vështirësitë në media (VIDEO) NULL NULL 13.06.2026 11:12 13.06.2026 11:12 Gazetari Berat Iftari Gazetari Berat Miftari ka folur për rrugëtimin e tij në media, duke ndarë përvojat dhe vështirësitë që ka hasur gjatë karrierës. Në një intervistë për emisionin “Weekend” në Klan Kosova, ai tha se shpesh është përballur me situata dekurajuese, sidomos kur puna nuk ka shkuar sipas pritjeve të tij apo rrethanat profesionale kanë qenë të vështira. “Ka pasur raste të tilla, rrallë me thënë të drejtën. Kam pasur mbështetje. Shumë rrallë e kam konsultuar vëllanë, por sa herë e kam konsultuar, më ka thënë ‘go ahead, bëje punën tënde’. Ka momente në media kur dekurajohesh, kur sheh se gjërat nuk po shkojnë siç dëshiron, jo vetëm brenda institucionit ku punon, por edhe jashtë. Sado që mundohesh dhe e jep maksimumin, e sheh se realiteti është larg asaj që dëshiron të jetë, dhe fillon me u dekuraju. Por gjithmonë ka njerëz që mobilizohen afër teje, që mobilizohen pas punës tënde, dhe asaj asaj që t’i përfaqëson, dhe në fund të ditës ata ta japin kreditin dhe të thonë të mos dorëzohesh, por të vazhdosh”, tha mes tjerash ai. Njëherësh, Miftari potencoi se mbështetja e njerëzve të afërt e ka ndihmuar të vazhdojë përpara dhe të mos dorëzohet./Klankosova.tv Ndiqni intervistën e plotë: