Mbeturinat pushtojnë Fushë-Kosovën, komuna shpall gjendje emergjente NULL NULL 13.06.2026 13:33 13.06.2026 13:33 Kryetari i Fushë Kosovës, Valon Prebreza, ka njoftuar se komuna ka shpallur gjendje emergjente në sektorin e mbeturinave. Ai tha se për hapat e radhës nga e hëna do të njoftojë drejtori i shërbimeve publike dhe se problemi do të zgjidhet gjatë javës. “Sot kemi shpallur gjendje emergjente në sektorin e mbeturinave”, njoftoi Prebreza në Facebook. “Kërkojmë mirëkuptimin dhe ju sigurojmë se ky problem do të zgjidhet shumë shpejt. Ju faleminderit për durimin dhe bashkëpunimin tuaj”.