Shkrepi me armë në Drenas, lëndoi gishtin e vet NULL NULL 13.06.2026 11:21 13.06.2026 11:21 Të premten në Drenas raportohet se një person ka lënduar gishtin e dorës pasi ka shkrepur me pushkë ajrore. “Raportohet se i dyshuari mashkull kosovar, aksidentalisht ka shkrepur armën (pushkë ajrore) dhe i njëjti ka lënduar gishtin e dorës”, thuhet në Raportin e Policisë së Kosovës. “I dyshuari ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa me vendim të prokurorit arma-pushke ajrore e kalibrit 4.5 mm është konfiskuar ndërsa rasti vazhdon në procedurë të rregullt”.