Tre alpinistë humbin jetën në Alpet Italiane NULL NULL 13.06.2026 10:49 13.06.2026 10:49 Tre alpinistë kanë humbur jetën në Alpet Italiane, kanë konfirmuar autoritetet të shtunën. Ekipet e shpëtimit gjetën trupat e tyre në një lartësi prej rreth 3,600 metrash në masivin Gran Paradiso, pas marrjes së një thirrjeje emergjente. Grupi kishte nisur herët në mëngjes ngjitjen drejt majës së Gran Paradiso-s, e cila arrin 4,061 metra lartësi, pasi kishin kaluar natën në një strehimore malore. Kur ata nuk u kthyen në kohën e pritur, u dha alarmi, shkruan The Brussels Times, transmeton Klankosova.tv. Sipas shpëtimtarëve, alpinistët dyshohet se kanë humbur jetën në faqen veriore të malit. Rrethanat e incidentit nuk janë ende të qarta, por mediat italiane raportojnë se ata mund të kenë rënë nga një lartësi prej qindra metrash. Dy nga viktimat janë konfirmuar si shtetas italianë, ndërsa identiteti i viktimës së tretë nuk është bërë ende i ditur.