Arrestohen dy persona për sulm në Fushë Kosovë, njëri i mitur NULL NULL 13.06.2026 11:10 13.06.2026 11:10 Të premten në Fushë Kosovë janë arrestuar dy të dyshuar pasi kanë sulmuar një person. Prej dy të arrestuarve, njëri prej tyre është i mitur, njofton policia. “Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë, njëri i mitur, pasi që të njëjtit pas një mosmarrëveshje kishin sulmuar fizikisht viktimën mashkull kosovar”, thuhet në Raportin e Policisë së Kosovës. “Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa të dyshuarit pas intervistimit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje”.