Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Si të vishemi këtë sezon?

NULL NULL
09.01.2016 18:30

Ajo që vihet re çdo sezon është se moda gjithmonë rrotullohet. Ke blerë së fundmi një këmishë me vija të holla vertikale? Kontrollo nëse ke në gardërobë ndonjë palë xhinse blu të errët me bel të lartë, dhe ja ku u bë. Një veshje sa e bukur aq edhe në modë.

Rroba të reja apo të vjetra, të shtrenjta apo të lira, sezon i kaluar apo aktual….kjo nuk ka rëndësi. E rëndësishme është që kur i ke veshur të ndjehesh mirë me veten dhe të kesh atë “veçantinë” nga të tjerët.

Flokët, tualeti, aksesoret, fundet, fustanet, ngjyrat, aaaahhh… dhe më të rëndësishmet, këpucët, ja si do të jenë këtë sezon!!!
Sado të kesh rroba të bukura në gardërobë, gjithmonë do të duket sikur nuk ke asgjë. Kështu të lind “nevoja” të blesh rroba të reja. E di që mund ta bësh këtë? Po, dhe e di cili është sekreti?!!

ULJET
Moda te jep mundësinë të shohësh më larg, një sezon më larg. E di, është pak e vështirë të harxhosh lekët për diçka që do e përdorësh muaj më vonë, sidomos ne femrat që mezi presim ti veshim rrobat/aksesorët/këpucët që sapo kemi blerë, kjo është një mënyrë të kursyeri dhe për më tepër shumë efikase, dhe më kryesorja: MUND TË BLEJMË MË SHUMË!! Megjithatë kjo taktikë padyshim që nuk më ka frenuar të blej dhe gjatë sezonit! Sigurisht gjatë sezonit blerjet janë në dyqane të cilat mund të mi lejojë xhepi edhe kur ato janë pa ulje në këtë mënyrë bëj një miksim të rrobave të mia.

E di kur frymëzohesh për tu veshur bukur dhe sa më në modë? Kur sheh ndonjë vajzë rrugës që është veshur shumë këndshëm, dhe të rri mëndja gjithë ditën aty, por edhe kur sheh ndonjë katalog të Emma Roberts apo të Victoria Beckham apo ndonjë revistë mode çfarëdo, shkruan albeu. E në fakt kjo është gjë e mirë dhe këshillohet gjithmonë të shfletosh ndonjë katalog të një sfilate aktuale apo të shkuar.
Shpesh ndodh të gjejmë në gardërobën tonë një veshje ose aksesor të ngjashëm me atë të revistës, e kur kjo ndodh, nuk ka kënaqësi më të madhe.

Nëse doni që të mos e vrisni mendjen kur të dilni dhe të mos mendoni shumë se çdo të vishni, fustanet janë gjithnjë ato që të nxjerrin nga situata. Janë ideale kur nuk keni shumë dëshirë të mendoni për kombinimet para se të dilni ose të shkoni në punë. Fustanet janë të dashura dhe shumë komode.

Ja xhinset e 2016-ës. Të pazakonshme, të gjëra, modeli cowboy, aksesorë të shndritshëm dhe të grisur. Ende në modë.

Po palltot?
Të gjata, ngjyra të forta dhe të ëmbla, pak të mëdhaja, më push të theksuar dhe tepër të ngrohta.
Pulovrat me kuadrate, tamam masa XXL. Ato janë lehtësisht të kombinueshme më xhinse, funde dhe geta. Mjafton guxim dhe pak kreativitet dhe e sigurt që do jetë një veshje e bukur për tu parë.

Çorapet e gjata a duhen veshur?
Edhe pse janë aksesori më i nënvlerësuar, tani nuk duhen fshehur më. Për vite me radhë, çorapet ne i kemi mbajtur gjithmonë të fshehura, të zgjedhura në gjatësinë minimale dhe të fshehura mirë nën këpucë. Tani jo vetëm që kanë filluar të jenë një aksesor shumë i kombinueshëm, por edhe një nga veshjet që kanë fituar një vëmendje të re.

Çizmet dhe Çanta
Këtë sezon ikonat e modës sugjerojnë çizmet e shkurtra. Nëse nuk keni një palë të tilla, atëherë është koha t’i blini. Janë trendy më IN i sezonit. Ndërsa çantat sa më të mëdha, edhe për mbrëmje edhe gjatë ditës. Lëkurë, me forma klasike dhe sportive. Këtë sezon janë të bollshme dhe të përshtatshme për të futur brenda çdo objekt.

lajme të ngjashme