Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Si ndikon çaji kamomil në shtatzëni?

NULL NULL
31.10.2018 09:30

Nëse jeni një nga ata persona që preferojnë një filxhan çaj kamomili në vend të një filxhani me kafe, me siguri që po pyesni veten, po tani që jam shtatzënë a mund të vazhdoj të pi çaj kamomili?

Në fakt konsumimi i sasive të mëdha të çajit të kamomilit mund të ketë disa efekte anësore gjatë shtatzanisë. Kamomili mund të provokojë të vjella gjatë trimestrit të parë dhe mund të keni reaksione alergjike nëse jeni nën efektin e disa medikamenteve. Gjithashtu nëse jeni në pritje për të bërë një lindje me operacion çezarian duhet të mos konsumoni çaji kamomili të paktën për 2 javë përpara datës së caktuar.

Por nëse mjeku juaj mendon se konsumimi i çajit të kamomilit është i sigurt për ju, atëhere ju mund ta shijoni atë dhe përfitimet shëndetësore që ai ka. Disa nga përfitimet shëndetësore janë:

  1. Ju ndihmon me gjumin

Çaj kamomilit është një nga zgjidhjet më të përdorura për njerëzit që kanë probleme të flenë gjumë. Çaji kamomilit përmban shumë kimikate të cilat ndihmojnë me qetësimin e nervave dhe ju bëjnë të qëndroni më gjatë në gjumë.

  1. Forcon sistemin imunitar

Konsumimi i çajit të kamomilit rrit nivelin e hipurateve në trupin tuaj, të cilat forcojnë sistemin imunitar duke luftuar bakteret që përpiqen të futen në trupin tuaj. Çaj kamomilit mendohet se mund të kurojë dhe të ftohurin dhe kollën duke luftuar viruset që i shkaktojnë ato.

  1. Qetëson irritimin e mishrave të dhëmbëve

Shumë njerëz e përdorin çajin e kamomilit për të bërë gargarë me synimin për të qetësuar ënjtjen dhe irritimin e mishrave të dhëmbëve. Por sigurohuni që doktori juaj është dakord me këtë praktikë pasi nuk ka të dhëna mjekësore që e mbështesin atë.

  1. Ju mban të hidratuara

Konsumimi i çajrave bimor ju ndihmon të qëndroni të hidratuara, sidomos gjatë shtatzanisë. Gjithashtu është një burim i mirë për të marrë lëngjet e nëvojshme për trupin nëse uji ju duket i mërzitshëm.

  1. Ju mbron nga sëmundjet e zemrës dhe kanceri

Kamomili përmban lëndë të cilat e mbrojnë zemrën tuaj nga disa lloje sëmundjesh gjithashtu çaji kamomilit përmban disa lloje antioksidantësh të cilët luftojnë radikalet e lira duke ulur mundësinë për zhvillimin e kancerit.

lajme të ngjashme