Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Hajduti shqiptar “ushqen” qentë me tufa parash (FOTO)

NULL NULL
17.07.2026 18:05

Një hajdut shqiptar që po përpiqet të shmangë dëbimin nga Britania e Madhe ka ekspozuar pasurinë e tij duke publikuar një video në Instagram ku shihet duke u dhënë qenve të tij tufa me kartëmonedha, shkruan Yahoo.

Dorian Puka është dënuar dy herë me burg dhe është dëbuar për vjedhje në të kaluarën, përpara se të kthehej sërish fshehurazi në Britani. Gjatë 18 muajve të fundit ai ka provokuar vazhdimisht Ministrinë e Brendshme Britanike (Home Office) duke publikuar në rrjetet sociale video të stilit të tij luksoz të jetesës.

Në një video, 29-vjeçari shihet ulur në një kolltuk duke i ofruar kartëmonedha prej 20 paundësh pitbullit të tij të quajtur Cobra, ndërsa një tufë me kartëmonedha prej 50 paundësh ia jep qenit tjetër, një pugu me emrin.

Ai ka publikuar gjithashtu pamje ku shfaq gjashtë ora Rolex me vlerë rreth 160 mijë paund, si dhe makina luksoze si Ferrari dhe një Lamborghini Urus V8 të vitit 2022, me vlerë rreth 180 mijë paund.

E kaluara e tij kriminale dhe dënimet e mëparshme me burg nënkuptojnë se ai plotëson kriteret për dëbim automatik nga Britania. Megjithatë, ai ka qëndruar në vend për më shumë se tre vjet, pasi Home Office nuk ka mundur ta largojë ndërkohë që kërkesa e tij për azil dhe sfidat ligjore janë ende në proces.

lajme të ngjashme