Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Deklarata e ministres serbe, DASh: Udhëheqësit politikë në Ballkan të përdorin gjuhë konstruktive

NULL NULL
17.07.2026 18:40
Arkiv: Departamenti Amerikan i Shtetit
Arkiv: Departamenti Amerikan i Shtetit

Deklarata skandaloze e ministres serbe, Snezhana Paunoviq, për spastrim etnik në Kosovë, ka nxitur reagime gjithandej.

Për rastin ka reaguar edhe ShBA-ja, ku një zëdhënës i Departamentit të Shtetit ka thënë për Klankosova.tv se prioritet i tyre në Ballkanin Perëndimor është paqja dhe se në kuadër të kësaj, normalizimi i raporteve Kosovë-Serbi është i domosdoshëm.

Tutje, në këtë përgjigje, Uashtingtoni zyrtar thotë se inkurajon udhëheqësit politik që të përdorin gjuhë që i ndihmon këtij synimi.

“Prioriteti i ShBA-së në Ballkanin Perëndimor është paqja dhe stabiliteti. Normalizimi i marrëdhënieve midis Serbisë dhe Kosovës është një pjesë e domosdoshme e kësaj. Ne i inkurajojmë udhëheqësit politikë të përdorin gjuhë konstruktive për të çuar përpara këtë qëllim me mirëbesim”, ka thënë një zëdhënës i Departamentit Amerikan të Shtetit për Klankososova.tv.

Për rastin ka reaguar edhe Britania e Madhe, e cila deklaratat e Paunoviqit i ka konsideruar “të neveritshme”.

“Ne i dënojmë deklaratat e ministres serbe Snezhana Paunoviq, përfshirë referencat e saj për spastrimin etnik të Kosovës. Ato janë plotësisht të neveritshme dhe nuk kanë vend në shoqërinë e sotme”, është në reagimin e MPJ-së britanike, përmes Ambasadës së saj në Prishtinë.

Reagime ka pasur edhe nga Marta Kos, komisionerja për Zgjerim e BE-së, e cila ka thënë se pret që pas një deklarate të tillë “të tmerrshme”, Paunoviq të mos jetë më në detyrë. /Klankosova.tv

lajme të ngjashme