Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

“Çdo vendim ishte i duhuri!” – Legjenda angleze mbron Tuchelin

NULL NULL
17.07.2026 18:10

Thomas Tuchel ka marrë mbështetje pas kritikave të shumta për vendimet taktike në humbjen e Anglisë ndaj Argjentinës në gjysmëfinalen e Kupës së Botës.

Ish-mesfushori i Liverpoolit dhe legjenda e kombëtares angleze, John Barnes, ka dalë në mbrojtje të trajnerit gjerman, duke insistuar se zëvendësimet e bëra nga Tuchel ishin të sakta dhe të përshtatura me situatën në fushë, transmeton Klankosova.tv.

Anglia humbi 2-1 ndaj Argjentinës, duke humbur mundësinë për të arritur në finalen e Kupës së Botës për herë të parë që nga viti 1966.

Pavarësisht eliminimit, Barnes beson se Tuchel e menaxhoi ndeshjen në mënyrën e duhur.

Sipas tij, Anglia nuk ishte favorite për të dominuar posedimin apo për ta kontrolluar plotësisht një kundërshtar si Argjentina, prandaj ruajtja e epërsisë ishte një zgjedhje logjike.

Ne ishim 1-0 përpara në një turne ku nuk do të dominojmë kurrë posedimin e topit kundër askujt, ose do të luajmë më mirë se kushdo. Pse duhet të bëjmë zëvendësime sulmuese? Nëse do ta bënte këtë dhe do të humbnim, të gjithë do të pyesnin pse e bëri. Ai bëri pikërisht gjënë e duhur”, deklaroi Barnes.

Jemi numri katër në botë, kështu që duhet të përfundojmë në vendin e tretë ose të katërt. Nuk e di pse prisnim diçka ndryshe”, u shpreh ish-futbollisti anglez.

Barnes vlerësoi edhe filozofinë e Tuchelit, duke theksuar se trajneri gjerman njihet për një stil pragmatik dhe të organizuar.

 

lajme të ngjashme