Besiktash shpreh interesim për Mohamed Salah NULL NULL 17.07.2026 18:01 17.07.2026 18:01 Klubi turk Besiktash ka bërë ofertën e parë zyrtare për transferimin e Mohamed Salah, duke tentuar të sigurojë shërbimet e yllit egjiptian për sezonin e ardhshëm. Sipas raportimeve, Salah fillimisht kishte kërkuar një pagë prej rreth 13 milionë funteve në vit, por tashmë thuhet se është i gatshëm të ulë kërkesat financiare për të ndihmuar që marrëveshja të realizohet, transmeton Klankosova.tv. Beşiktaş have made their opening offer for Mohamed Salah. 🇪🇬 Salah initially demanded a salary of around £13 million per year, but is now reportedly willing to lower his wage demands to help make the move happen. 🤝 His lawyer has arrived in Istanbul as negotiations continue.… pic.twitter.com/gbYitABHQ0 — SPORF (@Sporf) July 17, 2026 Negociatat mes palëve vijojnë, ndërsa një tjetër zhvillim i rëndësishëm është se avokati i Salah ka mbërritur në Stamboll, ku pritet të zhvillohen diskutime të mëtejshme për detajet e kontratës. Besiktash po kërkon të realizojë një transferim të bujshëm me afrimin e sulmuesit egjiptian, i cili konsiderohet një nga futbollistët më të mëdhenj të gjeneratës së tij.