Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Si e prezantoi FC Suhareka trajnerin dhe si ra pre opinioni publik rreth mbiemrit të tironsit?

NULL NULL
13.03.2025 21:36

Mirel Joca do ta udhëheq FC Suharekën!

Njëri nga trajnerët më të suksesshëm shqiptar, u nda me skuadrën e Vëllaznimit të Gjakovës, për t’i udhëhequr “të verdhët” nga Theranda.

Më shumë se lajmi për emërimin e tij në krye të bankinës së këtij ekipi, bëri bujë mënyra e prezantimit të tij te klubi i ri, njofton Klankosova.tv.

Në fotografinë e mirëseardhjes, të publikuar në faqen zyrtare të suharekasëve në facebook, u shkrua: “Mirë se vjen Mirel Joca”

Shumëkush ironizoi me ta, duke pretenduar se ish-timonjeri i Prishtinës e ka mbiemrin Josa dhe jo Joca.

Megjithatë, njeriu që u shpall pesë herë kampion me Skënderbeun dhe i dërgoi korçarët në Europa League, si skuadra e parë shqiptare ndonjëherë që luajti në grupe të një kompeticioni të madh evropian, e ka mbiemrin zyrtar JOCA, raporton Klankosova.tv.

Madje edhe kur ish-presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, e kishte dekoruar për kontributin e tironsit në futbollin e Republikës së Shqipërisë, ishte shkruar mbiemri i tij zyrtar, Joca!

Është interesante se në kohën sa e ka drejtuar Prishtinën (2017/2019), klubi kryeqytetas i referohej gjithmonë si “Josa”, anise kontratën e kishin nënshkruar me dokumente zyrtare.

Brume të Klan Kosovës brenda klubit që e emëroi teknikun shqiptar, bëjnë me dije se asgjë nuk ka të paqëllimtë në këtë zyrtarizim, duke thënë se një njeri nuk mund të prezantohet ndryshe, pos si quhet me të vërtetë.

Ndryshe, Mirel Joca është trajneri i katërt që FC Suhareka e ka emëruar si shef të shtabit teknik, brenda edicionit 2024/25.

lajme të ngjashme