Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Shqipëria gati për duelin e fundit të kësaj faze, përballë do të ketë Spanjën

NULL NULL
21.06.2024 15:04
Gazetaru, Andi Shabani
Gazetaru, Andi Shabani

Shqipëria po zhvillon stërvitjet e rregullta, duke u përgatitur kështu për ndeshjen finale dhe vendimtare të saj, me Spanjën.

Kështu raporton dhe gazetari Andi Shabani, drejtpërdrejt nga Dortmundi, njofton Klankosova.tv.

Ai thotë se Kombëtarja e Shqipërisë është e shqetësuar dhe nga hapja e procedurës disiplinore ndaj futbollistit kosovar, Mirlind Dakut.

“Shqipëria është duke i kryer përgatitjet para duelit vendimtar të së hënës ndaj Spanjës, aty ku nuk ka opsion tjetër përpos fitores”, thotë Shabai.

“Sot për Shqipërinë ka qenë në plan një stërvitje në mëngjes”.

“E ka shqetësuar Shqipërinë situata me Mirlind Dakun, i cilit i është hapur një procedurë disiplinore pas atyre deklaratave në afekt pas ndeshjes me Kroacinë, po them në afekt pasi këtë e ka pranuar vet futbollisti kosovar, i cili dhe ka kërkuar ndjesë”.

Surprizë Shqipërisë i doli dhe një tjetër futbollist nga Kosova, pra bëhet fjalë për Arbër Hoxhën, i cili po jep gjithçka në fushë.

Po ashtu atij iu dha drita jeshile për të udhëhequr konferencën e sotme të Kombëtares, si shenjë mirënjohje për kontributin që dha duke shënuar golin vendimtar ndaj Kroacisë.

Në konferencë ai u shpreh se do të jepet maksimumi i të gjithëve, që Shqipëria të del fituese.

 

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.