Lirohet pak nafta, MINT-i publikon çmimet e karburanteve për sot NULL NULL 18.06.2026 10:14 18.06.2026 10:14 Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit ka bërë të ditura çmimet maksimale të lejuara të derivateve të naftës për ditën e sotme. Sipas njoftimit të publikuar në Facebook, çmimi maksimal i naftës është caktuar në 1.45 euro për litër, që është dy centë më i ulët krahasuar me ditën e djeshme. Ndërkaq, benzina do të tregtohet me çmim maksimal prej 1.38 euro për litër, ndërsa gazi me 0.67 euro për litër. Sipas ministrisë, këto çmime hyjnë në fuqi nga ora 10:00./Klankosova.tv