Stefan de Vrij largohet nga Interi pas tetë sezonesh NULL NULL 18.06.2026 11:01 18.06.2026 11:01 Stefan de Vrij do t’i japë fund aventurës së tij te Interi në përfundim të këtij sezoni. Mbrojtësi holandez nuk pritet të rinovojë kontratën me ziekaltërit dhe do të largohet si lojtar i lirë pas tetë vitesh në “Giuseppe Meazza”, transmeton Klankosova.tv. Sipas raportimeve nga Italia, drejtuesit e Interit kanë vendosur të mos i ofrojnë kontratë të re 34-vjeçarit, në kuadër të rinovimit të skuadrës. De Vrij ishte një nga shtyllat e mbrojtjes së Interit që nga viti 2018, duke fituar disa trofe, përfshirë tre tituj të Serie A, dy Kupa të Italisë dhe tre Superkupa të Italisë. Tashmë mbrojtësi holandez pritet të zgjedhë destinacionin e radhës si lojtar i lirë, me interesim nga disa klube evropiane dhe të Lindjes së Mesme.