Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Policia kap në flagrancë burrin duke rrahur familjarët në Mitrovicë

NULL NULL
18.06.2026 11:44

Një person është arrestuar pasi dyshohet se ka kryer veprën penale “Dhunë në familje”, pas një incidenti të ndodhur në orët e para të mëngjesit të së enjtes në rrugën “Zoran Gjingjiq” në Mitrovicë Veri.

Sipas njoftimit zyrtar, rreth orës 00:20 njësitë policore gjatë patrullimit kanë vërejtur një burrë duke sulmuar dy viktima, një femër dhe një mashkull. Policia ka ndërhyrë menjëherë dhe ka arrestuar të dyshuarin në vendin e ngjarjes, transmeton Klankosova.tv.

Bëhet e ditur se të gjitha palët e përfshira janë shoqëruar në stacion policor për procedura të mëtejme, ndërsa viktimat kanë refuzuar tretmanin mjekësor.

Gjatë intervistimit është konstatuar se i dyshuari dhe viktimat kanë lidhje familjare. Po ashtu, pas testit të alkoolit, i dyshuari ka rezultuar nën ndikimin e alkoolit me 1.06 promil.

Rasti është iniciuar si “Dhunë në familje” në koordinim me Prokurorin e Shtetit, ndërsa i dyshuari është ndaluar në mbajtje policore për 48 orë.

lajme të ngjashme