Liridon Zeqiri përmes dokumentarit “MAT” sjell dëshmi të reja të Masakrës së Dubravës (VIDEO) NULL NULL 18.06.2026 09:45 18.06.2026 09:45 Liridon Zeqiri, gazetar Një nga ngjarjet më të rënda të luftës në Kosovë mbetet Masakra e Dubravës, ku qindra të burgosur shqiptarë humbën jetën brenda burgut në rrethana të tmerrshme. Dokumentari “MAT” që trajton këtë ngjarje sjell detaje të reja, dëshmi të dëshmitarëve dhe të pathënat e asaj kohe, duke hedhur dritë në një nga kapitujt më tragjik të vendit tonë, transmeton Klankosova.tv. Gazetari Liridon Zeqiri, i cili realizoi dokumentarin, rikthen kujtesën kolektive aty ku dhimbja, drejtësia dhe e vërteta ende kërkojnë përgjigje. Në emisionin “Ora Shtatë”, Zeqiri tha se pas ekspozitës skandaloze të dhënë në Prishtinë, dhe në përvejtorin e kësaj masakre, sipas tij, ishin ndër arsyet kryesore që e shtynë atë për ta realizuar këtë dokumentar. Sa i përket takimit dhe rrëfimeve të të mbijetuarve të kësaj masakre, Zeqiri thotë se tregimi për këtë ngjarje të rëndë, të njëjtit i kthen në kohë. Gazetari shpjegon po ashtu se si ka ndodhur krimi makabër i forcave serbe ndaj shqiptarëve ne burgun e Dubravës, dhe për të dëgjuar më shumë, klikoni në videon e mëposhtme: