Bastisje në lokalin e dy vëllezërve në Prizren, çka u gjet? NULL NULL 18.06.2026 10:02 18.06.2026 10:02 Mbrëmjen e së mërkurës, rreth orës 20:40, Policia e Kosovës ka kryer bastisje në një kafiteri në Prizren. Kontrolli është kryer mbi dyshimin se pronarët e lokalit, vëllezër, nga lokali i tyre shpërndajnë narkotikë dhe mbajnë armë zjarri. Gjatë bastisjes në lokal ishte prezent i dyshuari D.P., mashkull 29 vjeç, derisa bëhet e ditur se gjatë kontrollit janë gjetur dhe sekuestruar: Një pistoletë “SIG” me 9 fishekë, transmeton Klankosova.tv. “Sa i përket narkotikëve, nuk është gjetur asgjë”, thotë policia. I dyshuari D.P. është intervistuar për veprën penale sipas nenit 267 dhe nenit 366 të KPRK-së: “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” . Me urdhër të prokurorit të lëndës, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt. Aksioni u zhvillua nga hetuesit e Drejtorisë së Hetimit të Trafikimit me Narkotik në këtë qytet, nën asistimin e njësive tjera të Policisë nga Stacioni Policor i Prizrenit, kanë zbatuar urdhëresën për kontroll të befasishëm në një lokal-kafiteri. Urdhëresa është lëshuar nga Gjykata Themelore në Prizren.