Ushtroi dhunë fizike ndaj gruas në gjendje të dehur, arrestohet i dyshuari në Mitrovicë të Veriut NULL NULL 18.06.2026 09:34 18.06.2026 09:34 Dita e fundit e majit shënon 7 raste të dhunës në familj Një person është arrestuar në Mitrovicën e Veriut pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij. Sipas raportit policor, rasti ka ndodhur më 18 qershor 2025, rreth orës 00:20. I dyshuari, mashkull kosovar, dyshohet se në gjendje të dehur ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij. Viktima ka refuzuar trajtimin mjekësor, ndërsa pas intervistimit dhe me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje. Hetimet lidhur me rastin janë në vazhdim. /Klankosova.tv