Shqipëria e nis sot Ligën e Kombeve, përballë do të ketë Ukrainën NULL NULL 07.09.2024 11:07 07.09.2024 11:07 Kombëtarja e Shqipërisë, foto ilustruese Kombëtarja e Shqipërisë sot ia bën sefte edicionit të ri të Ligës së Kombeve. Nga ora 20:45 Shqipëria do të përballet me Ukrainën, shkruan Klankosova.tv. Ky takim i vlefshëm për Grupin 1 të Ligës B në Ligën e Kombeve, do të zhvillohet në stadiumin “epet ARENA” në Pragë të Çekisë. Kombëtarja kuqezi synon ta nis sa m e fitore edicionin e ri të kësaj gare.