Shqipëri: Në fshat nuk kanë as “smartphone” dhe as internet për mësimin online NULL NULL 04.04.2020 16:21 04.04.2020 16:21 Mësimi online duket se nuk përthithet nga të gjithë nxënësit për shkak të mundësive familjare që kanë familjet e tyre. Madje ka familje që nuk kanë as telefona “smart” dhe as internet. Dhe mënyra e vetme për ta është të ndjekin transmetimet në televizor. A2 ishte në një fshat të Vlorës, ku nëna dhe djali i saj në ciklin fillor të arsimit tregojnë vështirësitë që hasin për të ndjekur mësimet. “Fëmijët janë mbrapa me mësimet, sepse nuk kishim telefon. Internetin nuk kemi mundësi ta paguajmë, me 6000 lekë ndihmë ekonomike nuk arrijmë dot”, thotë një nënë. Kjo situatë mund të sjellë pasoja në prapambetjen e shumë nxënësve kryesisht në zonat rurale të vendit ku mungojnë edhe aparatet për marrjen e sinjalit televiziv digjital. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Komuna Gjilan: MAPL-ja konfirmon si të ligjshëm vendimin për këmbimin e pronave komunale me ato të Republikës së Kosovës 16 minuta më parë