Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Shoqata e Prodhuesve të Qumështit kërkon rikthimin e grumbullimit të qumështit

NULL NULL
03.07.2026 20:44

Shoqata e Prodhuesve të Qumështit të Kosovës (SHPQK) ka shprehur shqetësim për situatën e krijuar në sektorin e qumështit, duke theksuar se fermerët po përballen me vështirësi në grumbullimin e qumështit dhe me ulje të çmimit të blerjes.

Përmes një deklarate për media, SHPQK kërkon që të grumbullohet çdo litër qumësht i prodhuar në Kosovë dhe që çmimi i grumbullimit të rikthehet në nivelin që ishte para zhvillimeve të fundit.

“Shoqata vlerëson se fermerët nuk duhet të jenë viktima të kësaj situate dhe bën thirrje për bashkëpunim mes fermerëve, industrisë së përpunimit dhe institucioneve”, thuhet në njoftim.

Po ashtu, SHPQK thotë se mbështet inspektimet dhe zbatimin e ligjit nga institucionet përgjegjëse, por kërkon që kontrollet të jenë të vazhdueshme, profesionale dhe të barabarta për të gjithë./Klankosova.tv

lajme të ngjashme