Plagosja e katërfishtë: Nipat donin vrasjen e dajës, shkak hakmarrja? (VIDEO) NULL NULL 03.07.2026 20:55 03.07.2026 20:55 Fatlum Zejnullahun, i cili i pari ra përtoke në qendër të Podujevës, e dërguan në mjekim intenziv pasi bashkë me vëllain e vet, Fidaimin, dyshohet se deshën ta vrasin dajën, Agim Xhemajlin. Kjo siç mëson Klan Kosova, dyshohet që u tentua të bëhet për hakmarrje, që lidhet me vdekjen e kryefamiljarit Zejullahu, gati një vit më parë. Dy kryesorët e rastit, nip e dajë u morën në pyetje nga organet e hetuesisë, ndonëse po vazhdojnë të jenë nën mbikëqyrjen e mjekëve. Organet e rendit, teksa vazhdojnë të hetojnë edhe më tej rastin, i shtuan edhe ekipet policore në klinikat ku po qëndrojnë tre të përfshirët. Në vendngjarje i gjetën tri armë e 28 gëzhoja, raporton Klan Kosova. Kur ua kontrolluan shtëpitë zbuluan edhe më shumë. Gati 200 fishekë, dy armë të shkurta, një tjetër gjahu e edhe karikatorë. Për më tepër, ndiqni kronikën e bashkangjitur: