S’ka fitues në kohën e rregullt, Australia dhe Egjipti drejt vazhdimeve NULL NULL 03.07.2026 22:11 03.07.2026 22:11 Nuk ka fitues pas 90 minutave në përballjen e 1/16 së finales së Botërorit mes Australia dhe Egjiptit, me ndeshjen që është mbyllur me rezultat të barabartë 1:1 në kohën e rregullt. Kombëtarja e Egjiptit kaloi në epërsi që në minutën e 13-të, kur Emam Ashour realizoi golin e avantazhit, rezultat me të cilin përfundoi edhe pjesa e parë. Australia reagoi menjëherë pas fillimit të pjesës së dytë dhe arriti të barazojë në minutën e 55-të, falë një autogoli të Ahmed Hany, i cili devijoi topin në portën e tij. Pas golit të barazimit, Egjipti krijoi disa raste të mira për të rikthyer epërsinë, por portieri australian Peach u shfaq në formë të mirë, duke bërë disa pritje vendimtare që mbajtën ekipin e tij në lojë. Me rezultatin 1:1 pas kohës së rregullt, fituesi i kësaj sfide do të përcaktohet në 30 minutat shtesë. Nëse as aty nuk ka fitues, skuadra që do të sigurojë kualifikimin në çerekfinale do të vendoset pas ekzekutimit të penalltive.