Ndryshon orari u ndeshjes Meksikë- Angli NULL NULL 03.07.2026 21:51 03.07.2026 21:51 Ndeshja mes Meksikës dhe Anglisë pritet të zhvillohet në një orar të ri, pasi organizatorët po shqyrtojnë mundësinë e ndryshimit të kohës së fillimit për shkak të kushteve atmosferike. Fillimisht, takimi ishte planifikuar të luhej më 6 korrik, me fillim nga ora 02:00 pas mesnate sipas kohës lokale në Kosovë, transmeton Klankosova.tv. Megjithatë, raportimet e fundit bëjnë të ditur se ndeshja mund të zhvendoset në një orar më të hershëm për shkak të shqetësimeve që lidhen me motin. 🚨 FIFA are exploring moving Mexico vs. England from 1800 to 1200 due to thunderstorm warnings. pic.twitter.com/BtsYKPnPwF — Ben Jacobs (@JacobsBen) July 3, 2026 Nëse ndryshimi konfirmohet, përballja mes Meksikës dhe Anglisë mund të zhvillohet të dielën duke filluar nga ora 20:00 sipas kohës në Kosovë, duke u mundësuar tifozëve ta ndjekin ndeshjen në një orar më të favorshëm. Deri më tani nuk ka një konfirmim zyrtar nga organizatorët e Kupës së Botës apo FIFA, por vendimi përfundimtar pritet të merret dhe të bëhet publik gjatë orëve në vijim.