Konfirmimi i dënimit – Bajroviqi 12 vjet burg për krimet në Saradan (VIDEO) NULL NULL 03.07.2026 21:00 03.07.2026 21:00 Konfirmimi i dënimit - Bajroviqi 12 vjet burg për krimet në Saradan (VIDEO) Dënimin që e mori iu duk shumë andaj kërkoi që rasti të kthehet në rigjykim. Boshnjaku Ekrem Bajroviq, pati shpresë se pas këtij vendimi, do të mbaj burg më pak, bile edhe të lirohet krejt. Por, as njëra e as tjetra s’i dolën në llogaritje, ish policit serb i cili akuzohet se së bashku me disa të tjerë, në maj të 99-ës, në Saradran të Istogut, ndalën kolonën me civilë shqiptarë që po iknin për në Shqipëri, nga ku i morën 16 burra, që fillimisht i keqtrajtuan e më pas 15 prej tyre i vranë. Andaj për këto të bëma Bajroviq, u dënua sërish me 12 vjet heqje lirie. Vendimin e gjykatës s’e pritën hiq mirë të mbijetuarit, që thonë se po i vuajnë pasojat edhe gati 3 dekada pas. Veç organit të drejtësisë, një tjetër që i shpëtoi vdekjes, kritika ka edhe për institucione tjera. Edhe në korrik të 2024-ës, Gjykata Themelore e kishte dënuar Bajroviqin me 12 vjet burg, për keqtrajtimin e civilëve në shtëpinë e Demë Zqirit, në Saradran të Istogut. Veç Supremja, e kishte kthyer rastin në rigjykim, pasi kishte thënë se në shkresa të lëndës, nuk gjendeshin deklaratat e dëshmitarëve që thanë se i kishin dhënë në UNMIK dhe EULEX. Për më shumë ndiqeni kronikën më poshtë: