Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Shkupi gati për t’i bërë bashkë Blinkenin e Lavrovin në takimin e OSBE-së (VIDEO)

NULL NULL
29.11.2023 11:52
Shkupi Blinkeni dhe Lavrovi
Shkupi Blinkeni dhe Lavrovi

Kryesuesi i OSBE-së, Bujar Osmani,  ka thënë se janë bërë të gjitha përgatitjet për Këshillin e 30-të Ministror të Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE).

Ky organizim do të mbahet në Shkup të Maqedonisë së Veriut prej sot deri më 1 dhjetor.

Aty do të marrin pjesë Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken,  dhe ministri i Jashtëm i Rusisë, Sergei Lavrov.

Ukraina do ta bojkotojë takimin e OSBE-së në Shkup, shkak Lavrovi

Për shkak të pjesëmarrjes së kryediplomatit rus, Ukraina do ta bojkotojë takimin e OSBE-së në Shkup.

Edhe ministrat e jashtëm të tre shteteve baltike dhe të Ukrainës thanë të martën se do të bojkotojnë takimin me arsyet e njëjta si të Ukrainës, njofton Klankosova.tv.

Të pranishëm prite të jenë 1 mijë delegatë./Klankosova.tv

lajme të ngjashme