Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Shkon në 11 numri i të vdekurve pas sulmit në Magdeburg

NULL NULL
20.12.2024 21:51

Ka shkuar në 11 numri i të vdekurve pas sulmit ku një makinë ka goditur një turmë njerëzish në tregun e Krishtlindjeve në Magdeburg të Gjermanisë.

Siç shkruan media gjermane, Bild, nga sulmi kanë mbetur të lënduar nga 60 deri në 80 persona, teksa sulmi nisi rreth orës 19:00.

Pas sulmit, tregu i Krishtlindjeve në Magdeburg është mbyllur, teksa organizatori ka bërë thirrje që të gjithë të pranishmit të largohen nga qendra e qytetit, transmeton Klankosova.tv.

Në lidhje me këtë sulm ka reaguar edhe presidentja e vendit, Vjosa Osmani, e cila tha se “përballë tragjedive të tilla, të qëndrojmë të bashkuar”.

 

lajme të ngjashme