Shiti pronën me vlerë mbi njëmilionëshe në Çagllavicë, arrestohet 50-vjeçari (VIDEO) NULL NULL nga Qendresa Tershana 23.12.2022 20:34 nga Qendresa Tershana 23.12.2022 20:34 Vetes ia dha një autorizim, që më fakt nuk e kishte. E përmes paraqitjes së rreme si përgjegjës për shitjen e një toke në Çagllavicë, një 50-vjeçar fitoi më shumë se një milion euro. Siç mëson Klan Kosova, prona është në pronësi të një serbi. Kur e panë që është gënjeshtër, të dëmtuarit lajmëruan policinë të cilët e arrestuan të dyshuarin, dhe ndaj tij u caktua masa e paraburgimit prej një muaji. Nga fillimjava kur i dyshuari u arrestua, rastet e mashtrimit të tij vec po shtohen e ato po i heton Prokuroria Themelore e Pishtinës. Nga ky institucion bëjnë thirrje që edhe personat e tjerë që mund të jenë viktima të 50-vjeçarit të lajmërohet në polici. Televizioni mëson nga burimet e veta se i njëjti është dënuar edhe më herët pikërisht për një rast të ngjashëm. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.