Shfaqja “Pylli” nis provat në Teatrin e Prizrenit NULL NULL 17.03.2026 08:27 17.03.2026 08:27 Në Teatrin “Bekim Fehmiu” në Prizren, kanë nisur provat për shfaqjen e re “Pylli” me regji nga Erson Zymberi dhe dramaturgji të Florian Zeller. Shfaqja ndjek historinë e Pierre, një mjek i suksesshëm, bashkëshort dhe baba, jeta e të cilit duket e qetë dhe e rregullt. Por një marrëdhënie jashtëmartesore fillon të tronditë balancën mes familjes, karrierës dhe dëshirës, duke e çuar personazhin në një labirint gënjeshtrash ku kufiri mes së vërtetës dhe iluzionit bëhet gjithnjë e më i paqartë./Klankosova.tv