Shefi i inteligjencës ruse thotë se Navalny vdiq për shkaqe natyrore NULL NULL 05.03.2024 21:32 05.03.2024 21:32 Sergei Naryshkin Drejtor i Shërbimit të Inteligjencës së Jashtme të Rusisë (SVR), Sergey Naryshkin ka thënë se Alexei Navalny ka vdekur për shkaqe natyrore. Naryshkin gjithashtu e akuzoi Perëndimin për përdorimin joetik të vdekjes së tij dhe siç u shpreh ai, kjo u bë për përfitime politike, shkruan Sky News, transmeton Klankosova,tv, “Unë nuk mendoj se kjo ishte një lloj komploti i veçantë, por njerëzit kanë një veçori herët a vonë jeta përfundon, ata vdesim. Navalny vdiq nga shkaqe natyrale. Kjo është e pamoralshme, e pandershme, joetike. Çfarë mund të them tjetër?” u shpreh ai.