Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

ShBA-ja me draft rezolutë në OKB bën thirrje për armëpsuhim të menjëhershëm në Gaza

NULL NULL
06.03.2024 08:09
Vetoja amerikane
Përfaqësuesja e Përhershme e SHBA-së në OKB, Linda Thomas Greenfield, në qendër, voton kundër dhe vë veton në përpjekjen e fundit në Këshillin e Sigurimit të OKB-së për të kërkuar një armëpushim të menjëhershëm humanitar në Gaza, në Nju Jork më 20 shkurt 2024. Foto: Anadolu/Getty Images

Shtetet e Bashkuara të Amerikës përmes një rezolute të re në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara ka bërë thirrje për armëpushim të menjëhershëm në Gaza dhe lirimin e të gjitha pengjeve.

Kjo u bë e ditur nga një diplomat i OKB-së, i cili tha se rezoluta mbështet një marrëveshje për armëpushim gjashtëjavor në Gaza dhe lirimin e të gjitha pengjeve sapo palët të bien dakord.

Në draft rezolutën e saj të fundit, ShBA-ja theksoi mbështetjen për një armëpushim të përkohshëm për të “intensifikuar përpjekjet diplomatike dhe të tjera që synojnë krijimin e kushteve për një ndërprerje të qëndrueshme të armiqësive dhe paqe të qëndrueshme”, shkruan CNN, transmeton Klankosova.tv.

Draftet e mëparshme të rezolutës amerikane kërkonin një “armëpushim të përkohshëm në Gaza sa më shpejt të jetë e mundur”, gjë që nuk përmbushte dëshirat e shumicës së anëtarëve të tjerë të Këshillit të Sigurimit.

Për t’u miratuar rezoluta nevojiten të paktën nëntë vota pro dhe të mos përdoret asnjë vetor prej pesë anëtarëve të përhershëm të Këshillit të Sigurimit – ShBA-ja, Franca, Britania, Rusia dhe Kina.

lajme të ngjashme