ShBA ia heq sanksionet “dostit” të Orbanit, “masat ndëshkuese janë kundër interesave amerikane” NULL NULL 15.04.2025 22:18 15.04.2025 22:18 Antal Rogan. Foto: Reuters Shtetet e Bashkuara ia kanë hequr sanksionet personit të afërt të kryeministrit hungarez, Viktor Orban, ka konfirmuar Departamenti i Shtetit, duke theksuar se masat ndëshkuese janë inkonsistente me interesat e politikës së jashtme të ShBA-së. Të martën, Sekretari i Shtetit, Marco Rubio ka biseduar me homologun hungarez, ministrin e Jashtëm Peter Szijjarto, dhe e informoi atë për këtë veprim, tha zëdhënësi i DASh-it, Tammy Bruce. “Sekretari Rubio informoi ministrin e Jashtëm Szijjarto për largimin e zyrtarit të lartë hungarez Antal Rogan nga Lista e Shtetasve të Përcaktuar Posaçërisht dhe Personave të Bllokuar të Departamentit Amerikan të Thesarit, duke vënë në dukje se përcaktimi i vazhdueshëm ishte në kundërshtim me interesat e politikës së jashtme të ShBA-së”, u tha në njoftimin e DASh-it, raporton Klankosova.tv. Rubio dhe Szijjarto diskutuan edhe mënyrat për të forcuar raportet ShBA-Hungari për çështje kritike dhe mundësitë për bashkëpunim ekonomik. Rogan ka qenë pranë Orbanit për dekada, duke drejtuar makinën mediatike të qeverisë së tij dhe duke ndihmuar në orkestrimin e fushatave të tij zgjedhore. /Klankosova.tv