ShBA i heq “non gratën” Sali Berishës NULL NULL 11.06.2026 10:58 11.06.2026 10:58 ShBA i heq "non gratën" Sali Berishës Këtë të enjte, 11 qershor, Departamenti Amerikan i Shtetit (DASH) i ka hequr “non gratën” kryedemokratit të Shqipërisë Sali Berisha. Burime për Klan News bëjnë me dije se ky vendim i është komunikuar Berishës përmes një telefonate nga e Ngarkuara me Punë në vend, Nancy VanHorn. Teksa pritet një deklaratë zyrtare nga Berisha, ai është pritur me duartrokitje në sallën e Kuvendit, transmeton Klankosova.tv. Ky sanksion ndaj Berishës dhe familjarëve të tij ishtë vënë më 19 maj të vitit 2021. Asokohe, Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, e komunikoi ‘non gratën’ duke argumentuar se Berisha ishte përfshirë në veprime korruptive, të tilla si shpërdorim i fondeve publike dhe ndërhyrje në proceset publike, akuza, që Berisha i ka mohuar vazhdimisht.