ShBA dhe Britania e Madhe nisin sulme të reja në Jemen NULL NULL 03.02.2024 22:25 03.02.2024 22:25 Foto ilustruese. Sipas agjencisë së lajmeve Reuters, ShBA-ja po fillon më shumë sulme ndaj objektivave Houthi në Jemen. AP po raporton gjithashtu se Mbretëria e Bashkuar është e përfshirë në sulme, shkruan Sky News, transmeton Klankosova.tv. Kjo do të ishte dita e dytë e operacioneve të ShBA-së, pasi mbrëmë kreu sulme në Irak dhe Siri. ShBA tha se kishte goditur më shumë se 85 objektiva, ku thuhet se sulmet vranë rreth 40 njerëz.