Shala: Teatri ka bërë progres, por nuk mjafton NULL NULL 30.06.2016 21:38 30.06.2016 21:38 Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Shala, në një intervistë në Zonën e Debatit ka thënë që teatri në Kosovë ka bërë hapa përpara, por sërish nuk është e mjaftueshme. Ai ka thënë që nuk e njeh personalisht Drejtorin e Teatrit Kombëtar, Agim Sopi por ai është drejtues i saj pasi që gëzon përkrahjen e Këshillit Drejtues. “Me Agim Sopin nuk kam pasur njohje private. Ai është në krye të institucionit për shkak se ashtu ka dashur Këshilli Drejtues i institucionit që ai drejton”. “Teatri ka qenë njëri nga institucionet me problemet më të mëdha. Besoj që për një vit e gjysmë ka një përmirësim të dukshëm, por s’është i mjaftueshëm”. “Po e theksoj se pavarësia ka krijuar një mundësi që të ketë një shkallë tjetër profesionale. Këshilli Drejtues i Teatrit Kombëtar të Kosovës ka vendosur ashtu, dhe kjo i ka bërë mirë institucionit”.