Sevilla nuk e do, Januzaj mund të largohet nga Evropa NULL NULL nga Shpend Spahija 30.08.2023 10:09 nga Shpend Spahija 30.08.2023 10:09 Adnan Januzaj mund ta përfundojë aventurën në futbollin evropian, për t’u transferuar në elitën e futbollit arab. Sipas gazetarit nga Belgjika, Sacha Tavolieri, për 28 vjeçarin ka shprehur interesim Al Tai nga Arabia Saudite. Januzaj që është lojtar i Sevilla nga gushti i vitit të kaluar, ka përjetuar periudhë të vështirë pasi për spanjollët ka zhvilluar vetëm 6 ndeshje, duke mos regjistruar gol dhe asist në 126 minutat me fanellën e andaluzianëve. Në shkurt të këtij viti u huazua tek Basaksehir në Turqi, duke shënuar dhe asistuar tre herë në 17 ndeshje, por me përfundimin e sezonit u kthye në Spanjë. Januzaj nuk është pjesë e planeve të trajnerit Jose Luis Mendilibar Etxebarria dhe për këtë arsye pritet të largohet këtë afat kalimtar.