Serbët e shqiptarët pajtohen e bashkohen, në një ueb faqe unike (VIDEO) NULL NULL nga Flamur Gajtani 16.05.2022 20:54 nga Flamur Gajtani 16.05.2022 20:54 Organizata joqeveritare Aktiv në Mitrovicë të Veriut ka promovuar ueb faqen “Miqësia Serbe-Shqiptare” të hënën. Prezantimin e saj e bënë Aleksander Pavlloviq dhe Fillip Llukiq, autorë të ueb faqes, ndërsa pati edhe një një diskutim mbi temën “Jeta e përbashkët e serbëve dhe shqiptarëve në sytë e aktivistëve dhe vëzhguesve vendas”. Ueb faqja “Miqësia Serbo-Shqiptare” është një bazë e pasur e të dhënash në internet që ofron njohuri tekstuale, vizuale dhe dokumentare mbi marrëdhëniet serbo-shqiptare si dhe përmban materiale në serbisht, shqip dhe anglisht. Faqja ”srb-al.emins.org” ofron shumë shembuj miqësie, bashkëpunimi, kërkimesh të përbashkëta, intervista, materiale edukative mbi marrëdhëniet serbo-shqiptare, dokumente dhe artikuj me interes të përbashkët dhe materiale të tjera të ngjashme të cilat synojmë t’i popullarizojmë dhe t’i bëjmë gjerësisht të qasshme. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.