Sensacion i Milanit, nga epërsia 2-0 e Interit, fiton Superkupën e Italisë NULL NULL 06.01.2025 22:05 06.01.2025 22:05 Milani është fitues i Superkupës së Italisë. “Rossonerët” kanë bërë mrekulli në finalen e sotme, pasi Interi krijoi epërsi 2-0 me golat e Martinezit dhe Taremit, njofton Klankosova.tv “Kuq e zinjtë” nuk u dorëzuan, duke u rikthyer shpejtë në lojë. Fillimisht Hernadez shënoi për 2-1, kurse Pulisiq barazoi gjithçka. Dy minuta para se ky duel të shkonte në vazhdime, Abraham shtangu “Nerazzurët”, duke realizuar golin e fitores për skuadrën e tij, raporton Klankosova.tv Pas këtij triumfi, Milani e barazon Interin me Superkupa të fituara, pasi të dyja kanë nga tetë, kurse Juventusi një më shumë.