Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

“Djali im ka frikë të kalojë në atë rrugë” – prishtinasi ankohet për qenin agresiv

NULL NULL
16.07.2026 17:27

Prej më shumë se një muaji, një banor i rrugës “Krusha” në Prishtinë thotë se po përballet çdo ditë me një qen agresiv, i cili, sipas tij, i vërsulet sa herë e dërgon djalin në shkollë. 

Qytetari ka treguar për redaksinë e Klankosova.tv, se rastin e raportoi më 2 qershor në Drejtorinë për Siguri dhe Emergjenca të Komunës së Prishtinës.

Por, nga kjo drejtori u njoftua se trajtimi i qenve endacakë nuk është në kompetencën e tyre, por të Drejtorisë së Shërbimeve Publike.

Në përgjigjen e dërguar me email thuhej se ankesa, bashkë me fotografitë e bashkëngjitura, do t’i përcillej Drejtorisë së Shërbimeve Publike për shqyrtim dhe ndërmarrjen e veprimeve sipas kompetencave.

Anise, qytetari thotë se, pavarësisht se ka kërkuar sërish përmes emailit që rasti të trajtohet, deri tashmë në mesin e muajit korrik nuk është ndërmarrë asnjë masë.

“Deri në këtë moment nuk është ndërmarrë asnjë veprim konkret. Qeni vazhdon të jetë agresiv dhe paraqet rrezik për banorët. Sot ai na është vërsulur përsëri. Si pasojë e kësaj situate, djali im ka frikë të kalojë në atë rrugë, pasi rreziku vazhdon të jetë i pranishëm”, tha ai tutje për redaksinë.

Banori kërkon nga Komuna e Prishtinës dhe konkretisht institucionet përgjegjëse që të ndërhyjnë sa më shpejt, pasi, siç thotë ai, situata vazhdon të rrezikojë sigurinë e banorëve të lagjes, e veçanërisht të tij dhe djalit./Klankosova.tv 

lajme të ngjashme