Senatori amerikan takon një burrë të deportuar gabimisht në El Salvador NULL NULL 18.04.2025 07:46 18.04.2025 07:46 Një senator amerikan ka takuar një burrë për të cilin zyrtarët e administratës Trump kanë pranuar se ishte deportuar gabimisht nga Maryland në një mega-burg në El Salvador. Senatori i Maryland, Chris Van Hollen postoi foto nga takimi i tij me Kilmar Abrego Garcia, të cilin administrata ka refuzuar ta kthejë në ShBA, pavarësisht një urdhri nga një gjykatës federal. Pas takimit, presidenti i El Salvadorit, Nayib Bukele, gjithashtu refuzoi të lirojë Garcian dhe tha se do të mbetej në paraburgim të vendit. Shtëpia e Bardhë ka akuzuar Garcian se është anëtar i bandës transnacionale salvadorane MS-13, një organizatë e huaj terroriste e caktuar, të cilën avokati e mohon./BBC