Së shpejti, një emoji për periodat NULL NULL 06.03.2019 14:15 06.03.2019 14:15 Pas një fushate të organizuar nga shoqata britanike e bamirësisë Plan International UK, Unicode deklaroi se do të lançohen 59 emoji të reja gjatë këtij viti, përfshirë këtu edhe një për periodat, në mars. Ky emoji është shumë më tepër se thjesht një pikë gjaku – përmes tij kërkohet të rritet ndërgjegjësimi ndaj menstruacioneve, të thyen tabutë dhe të mos konsiderohen më si diçka “e pështirë” ose “e turpshme”. Në një studim të viti 2017, Plan International UK arriti të zbulojë se 48% e vajzave në Britani ndihen të turpëruara nga menstruacionet. Nisur nga studimi, organizata kërkoi që të listën e emoji-ve të përfshiheshin edhe një palë mbathje me gjak. Unicode nuk e pranoi propozimin dhe në vijim, organizata bashkëpunoi me “NHS Blood and Transplant” për të propozuar një tjetër version së bashku. Emoji i pikës së gjakut mund të përdoret për disa kontekste të caktuara. /anabel