Rusia thotë se ka rrëzuar katër raketa ukrainase NULL NULL 06.01.2024 10:24 06.01.2024 10:24 Rusia Rusia thotë se ka rrëzuar katër raketa ukrainase mbi Krimenë e aneksuar nga Moska gjatë natës. Sulmi erdhi një ditë pasi Rusia tha se zmbrapsi një sulm me dron ukrainas në Krime, duke rrëzuar 36 dronë mbi gadishull, raporton AFP, transmeton Klankosova.tv. “Mbrojtja ajrore në detyrë kapi dhe shkatërroi katër raketa ukrainase mbi gadishullin e Krimesë”, tha ministria ruse e Mbrojtjes, Ukraina ka vënë në shënjestër Krimenë, të aneksuar nga Rusia në vitin 2014, që nga fillimi i ofensivës në shkallë të plotë të Moskës. Kievi tha se kishte shënjestruar një post komandimi pranë Sevastopolit në fillim të kësaj jave. Të dyja palët kanë përshkallëzuar sulmet ditët e fundit, ndërsa konflikti zvarritet pothuajse që dy vite.