Rusia pretendon se ka marrë kontrollin e fshatit Nevelske të Donetskut të Ukrainës NULL NULL 12.03.2024 21:08 12.03.2024 21:08 Foto nga arkiva. Ukrainë Rusia pretendon se forcat e saj kanë marrë kontrollin e fshatit Nevelske në rajonin lindor të Donetskut të Ukrainës. Ministria ruse e Mbrojtjes ka thënë se trupat e saj pushtuan fshatin dhe sipas tyre, kanë zënë linja dhe pozicione më të favorshme. Kievi nuk ka komentuar ende mbi pretendimin e ministrisë ruse, njofton Sky News, transmeton Klankosova.tv. Ky fshat është i fundit në një seri vendbanimesh që Rusia pretendon se ka marrë nën kontroll javët e fundit, duke përfshirë qytetin Avdiivka, i cili kishte qenë në qendër të betejave intensive në Donetsk për muaj të tërë.