Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Rusia ndalon hyrjen e 227 shtetasve amerikanë, përfshirë zëdhënësin e DASh-it

NULL NULL
14.03.2024 12:08
Presidenti rus, Vladimir Putin
Presidenti rus, Vladimir Putin

Rusia ka ndaluar hyrjen në vend 227 shtetasve amerikanë, përfshirë zëdhënësin e Departamentit Amerikan të Shtetit, Matthew Miller, tha të enjten Ministria e Jashtme ruse.

Sipas Reuters, ndalimi, i shpallur në faqen e tij të internetit, përfshinte gjithashtu zëvendësministrat e tregtisë, mbrojtjes dhe energjisë, si dhe ish-ambasadorin e ShBA-së në Rusi, John Sullivan, transmeton Klankosova.tv.

Që nga fillimi i luftës në Ukrainë, Moska ka vendosur kryesisht ndalime simbolike të hyrjes për mijëra politikanë perëndimorë, gazetarë dhe të tjerë që i akuzon për veprime dhe deklarata “rusofobike”.

lajme të ngjashme