Rusia arreston një shtetas amerikan nën akuzat për drogë NULL NULL 09.01.2024 12:25 09.01.2024 12:25 Një shtetas amerikan është arrestuar në Rusi nën akuzën për drogë që mund të çojë deri në 20 vjet burgim, tha të martën një gjykatë në Moskë. Gjykata e Qarkut Ostankino e Moskës tha se më 6 janar Robert Romanov Woodland është lënë në paraburgim deri më 5 mars për akuzat në lidhje me blerjen ose posedimin e paligjshëm të drogës, raporton Reuters. Faqja ruse e lajmeve në internet Mash tha se Woodland, 32 vjeç, u akuzua për tentativë për prodhim dhe shitje në shkallë të gjerë të drogave të paligjshme. Ai u arrestua më 5 janar, njoftoi Mash, transmeton Klankosova.tv.