Rusia arreston gjashtë rekrutues të ISIS-it NULL NULL 05.04.2017 15:41 05.04.2017 15:41 Gjashtë persona janë arrestuar në Shën Petersburg nën dyshimin se kanë rekrutuar anëtarë për grupin ekstremist, Shteti Islamik. Të dyshuarit janë nga vendet e Azisë Qendrore dhe kanë qenë aktiv që nga nëntori i vitit të shkuar, kanë thënë zyrtarë rusë. Nuk ka asnjë dëshmi se ata janë të lidhur me Akbarzhon Jalilov, i lindur në Kirgistan i cili është i dyshuar për bombardimin e metrosë së Shën Petersburgut, raporton BBC, përcjellë Klan Kosova. Sulmi i së hënës vrau 14 persona dhe plagosi pothuajse 50 të tjerë.