Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

RUBIKON sonte, diskutim për Qosjen, Kadarenë dhe Rugovën – treshen që formësoi mendimin shqiptar

NULL NULL
24.04.2026 20:10

Debati i sotëm në emisionin Rubikon në Klan Kosova ka në fokus treshen e madhe të mendimit shqiptar: Rexhep Qosjen, Ismail Kadarenë dhe Ibrahim Rugovën, figura që shpesh ishin në përplasje, por që formësuan mënyrën si shqiptarët e kuptojnë veten.

–           A ishte letra e fundit e Qosjes një testament personal apo akti i tij i fundit politik?

–           Si ndikoi polemika mes Qosjes dhe Kadaresë në mënyrën se si shqiptarët e shohin veten?

–           Pse Qosja nuk e pranonte Rugovën si President të Kosovës?

–           A e zgjidhi Rugova në praktikë debatin teorik mes Qosjes dhe Kadaresë?

–           A ka sot në Kosovë figura me ndikim të tillë?

Në panel: Dukagjin Gorani, Pal Shtufi, Adnan Merovci, Azdren Shala dhe Rrahman Paçarizi.

Klan Kosova, 20:45.

lajme të ngjashme