Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Rritja ekonomike e Kroacisë për tremujorin e dytë regjistrohet prej 2.7 përqind

NULL NULL
29.08.2023 19:11
100 euro

Ekonomia kroate u rrit në tremujorin e dytë të këtij viti falë rritjes së konsumit dhe investimeve.

Ky është tremujori i dhjetë me radhë i rritjes, por që ajo u ngadalësua lehtësisht në 2.7 për qind me bazë vjetore.

Enti Shtetëror i Statistikave (DZS) i Kroacisë publikoi vlerësimin e parë sipas të cilit Produkti i Brendshëm Bruto (PBB) në tremujorin e dytë u rrit me 2,7 për qind në terma realë krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Kjo është një rritje më e ngadaltë se në tremujorin e parë të këtij viti, kur PBB-ja u rrit me 2.8 për qind, raporton AlJazeera.

Rritja ekonomike në tremujorin e dytë u drejtua nga komponenti më i madh i PBB-së, konsumi i familjeve, si dhe rritja e vazhdueshme e investimeve bruto në kapitalin fiks.

 

 

lajme të ngjashme